Ballina Aktualitet E hëna me vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit, 23 mars...

E hëna me vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit, 23 mars 2026

86
0

Për ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Gradualisht në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në jug e lokalisht në verilindje në male.

Në relievet malore në veri-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët, sipas SHMU.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.