Ballina Politika ‘Këtij shtatëcepshit’, Paloka – Ballës: Gjermanët duhet t’i dëgjojmë edhe kur thonë...

‘Këtij shtatëcepshit’, Paloka – Ballës: Gjermanët duhet t’i dëgjojmë edhe kur thonë të mos mbrojmë të korruptuarit…

66
0

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas mesazhit të Taulant Ballës për gjoja dhunën ne protestën e opozitës.

“Pra PE dhe Gjermanët duhet ti dëgjojmë kur thonë të mos protestohet dhunshëm, po nuk duhet ti dëgjojmë kur na thonë të mos mbrojmë të korruptuarit në Parlament e të zhvillojmë zgjedhje të lira?!”, shkruan Paloka në postimin e tij.

Gjithë kopilat e Diellës me buton kishin nxjerrë këtë mesazh mbrëmë!

Pra PE dhe gjermanët duhet ti dëgjojmë kur thonë të mos protestohet dhunshëm, po nuk duhet ti dëgjojmë kur na thonë të mos mbrojmë të korruptuarit në Parlament e të zhvillojmë zgjedhje të lira ?! Madje as atëherë kur kjo bllokon integrimin e Shqipërisë! Këtij shtatecepshit dhe shefit te tij ja kanë thënë në surrat të gjitha këto!