Ballina Sport “Mungesat e Manajt dhe Dakut me peshë, shansi të tregojmë veten”, Elseid...

“Mungesat e Manajt dhe Dakut me peshë, shansi të tregojmë veten”, Elseid Hysaj optimist: Gati të bëjmë krenarë shqiptarët

65
0

Kombëtarja shqiptare do të luajë me 26 mars përballë Polonisë, në kuadër të play off të Botërorit 2026. Lojtarët janë në grumbullim, teksa disa ditë para kësaj ndeshje para mediave ka folur Elseid Hysaj:

Çfarë na bën besimplotë se do kualifikohemi kundër Polonisë?

Nuk kam pasur minutazh te Lazio, po kur vjen te Kombëtarja është ndjesi tjetër. Këtu do jap maksimumin. Ndeshje shumë e vështirë. Polonia ka lojtar me shumë emra. Fitorja është mundësia e vetme për të kapur Botërorin.

A jemi gati për sfidën me Poloninë?

Ndeshje e vetme, është teke. Jemi të kënaqur që kemi arritur “Play-Off”-in. Jemi pafat që më parë kanë kaluar ekipi i parë dhe i dyti në renditjen e kualifikuesve. Kërkojmë të shkojmë një Botëror për Shqipërinë. Jemi të motivuar për t’ia dalë në Poloni.

A prisni te jeni sërish lider te Kombëtarja edhe në një ndeshje të tillë?

Kam gati dy vite që kam pak çalim te klubi ku luaj. Ama, Kombëtarja është tjetër gjë. Kam bërë gjithçka për Shqipërinë dhe do e bëjë sërish. Jam gati. Krenari të luash për fanelën e përfaqësueses, madje në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Sa do të ndihen mungesat e Manajt dhe Dakut?

Mungesat janë të rënda. Manaj dhe Daku janë lojtar që na duhen në ekip. Kur ata janë në fushë, e kemi më të lehtë. Megjithatë, kur mungojnë disa, mund të tregojnë veten disa të tjerë. Me ekipin që kemi, trajneri ka bërë zgjedhjet e mira.

Pas dy dy Europianëve, kërkoni Botërorin, çfarë do të thotë kjo për ju?

Një ëndrr që i vogël. Më mungon vetëm prezenca në Botëror tashmë. Kam besim shumë të madh. Një mundësi kemi. Të shfrytëzojmë momentin. Ndeshje teke. Nëse do luanim në Tiranë, do ishte më lehtë për ne. Nëse nuk fitojmë në Varshavë, do kthehemi në shtëpi dhe do qajmë pastaj, ça do bëjmë.

Nëse kalojmë Poloninë, kë dëshironi mes Suedisë dhe Ukrainës?

Ishallah kalojmë Poloninë njëherë. Pastaj, vjen një ndeshje akoma më e rëndësishme. Duhet të kuptojmë, për të arritur në Botëror, duhen 2 ndeshje për të bërë krenarë gjithë shqiptarët.

Lini një Përgjigje

“Detajet do të bëjnë diferencën”- Qazim Laçi para ndeshjes me Poloninë: Do ta ndërroja golin tim në Europian me një që na dërgon në Botëror (VIDEO)

11:40 Sport

“Muçi dhe Mehmeti të luajnë nga fillimi”, rrëfimi special i Altin Lalës: Ja si ja dalim ndaj Polonisë

10:25 Sport 1 koment

Fitore e pastër, Tirana nuk zhgënjen ndaj Vorës

17:10 Sport

Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

16:36 Sport 1 koment

Portieri shqiptar u shpall lojtari i ndeshjes ndaj Juventusit, Berardi: Ka cilësi të shkëlqyera, po na jep një dorë të madhe

15:06 Sport

E bujshme nga Vlora – Lorenc Trashi përjashtohet nga Flamurtari, dyshohet se shkaktoi qëllimisht penalltinë ndaj Bylisit

22:21 Sport 5 komente

Polonia në kaos, Urban në telashe prej çështjes “Walukiewicz”

20:50 Sport 2 komente

Partizani dhe Teuta ndajnë pikët, barazon dhe Vllaznia me Dinamon

20:30 Sport

FOTOT: Atleti francez me origjinë shqiptare bën simbolin e shqiponjës në Botëror, renditet i dyti në Torun

19:45 Sport 10 komente

Kombëtarja nuk e bind, ish-lojtari polak: Potenciali jonë është më i dobët se mesatarja

19:40 Sport

Më të lexuarat

FOTOT: Opozitarë, argëtohuni me këto perla të njeriut që …

VIDEO/ Kur e merr “revolucionin” më seriozisht seç duhet

FOTO-LAJM: Berisha, një i shpërfytyruar rrugëve të Tiranë…

“Irani ka mbaruar!” – Trump: Tani armiku më i madh i SHBA…

Finishi i kilometrit të fundit

Blog Tema

E drejta e pamohueshme e protestës

Finishi i kilometrit të fundit

22 Marsi ‘92, dëshmi e hidhur, se si Partia Demokratike nuk do të jetë më kurrë me Sali Berishën në krye

javascript:tooglet(”)
Powered by Tomorrow.ioPowered by the Tomorrow.io Weather API