Ballina Aktualitet “Rrugët plot, bulevardi bosh”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës...

“Rrugët plot, bulevardi bosh”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës para Kryeministrisë

73
0

Pasditen e kësaj të hëne ishte paralajmëruar një protestë për të ngritur zërin kundër rritjes së çmimit të naftës në vend.

Megjithatë, rreth një orë pas orarit zyrtar të parashikuar për nisjen e saj, përpara ambienteve të Kryeministrisë nuk pati asnjë prani qytetare.

Në vendin ku dhe ishte njoftuar për tu mbajtur protesta, para ambienteve të Kryeministrisë, u panë vetëm disa qytetarë, kryesisht aktivistët e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, si dhe automjetet e transmetimit të mediave dhe efektivët e policisë, të cilë ishin në krye të detyrës për të ndjekur zhvillimet.