Ballina Politika Solidaritet me gazetarin e lirë, Ilir Babaramo

Solidaritet me gazetarin e lirë, Ilir Babaramo

124
0

Nga Alfred Lela

Shpreh solidaritet profesional dhe qytetar me gazetarin Ilir Babaramo, të pushuar nga puna nga botuesi Carlo Bolino. Çdo largim nga puna i një gazetari, se po ushtron lirinë e fjalës dhe të profesionit është një goditje kriminale ndaj lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Ata që e kanë provuar këtë padrejtësi, e dinë se çfarë është. Ata që heshtin kur kjo i ndodh dikujt tjetër, herat a vonë do ta pësojnë edhe vetë.

ReportTV i Bolinos, një megafon kundër opozitës dhe një parzmore e pushtetit, nuk është më televizion, por një sqoll, ku Rama me të tijtë lajnë dhëmbët, fytyrën dhe këmbët.

P.S. Në foto është Kryeministri Rama duke ikur nga studio e Babaramos se nuk i pëlqyen pyetjet e gazetarit. Besoj kjo shpjegon shumë.