Ballina Kosovë Thellohet tragjedia/ Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë, ndërron jetë...

Thellohet tragjedia/ Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë, ndërron jetë edhe 31-vjeçarja, autorja e dyshuar

88
0
Screenshot

Thellohet tragjedia. Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga ngjarja e rëndë në Podujevë.

Sipas mediave në Kosovë ka humbur jetën edhe autorja e dyshuar e krimit 31-vjeçarja Ardita Gashi.

31-vjeçarja pas vrasjes së 45-vjeçar Iliaz Brahimi, ka marrë peng nusen e xhaxhai të saj, duke e qëlluar atë dhe më pas veten.

73-vjeçarja ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në spital. Ndërsa 31-vjeçarja humbi jetën në spital pas plagëve të marra.

Sipas IndeksOnline, 31-vjeçarja dyshohet ka pasur lidhje me 45-vjeçarin, megjithatë hetimet vijojnë ende.

Ndërkohë në një reagim në herët Prokuroria e Kosovës, theksoi se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë, ndërsa arma e zjarrit dhe gëzhoja janë sekuestruar nga autoritetet.