Ballina Lifestyle E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë moderatorja e njohur

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë moderatorja e njohur

86
0

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e televizionit pasi mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, Mel Schilling, prezantuesja e njohur e programit Married at First Sight.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga bashkëshorti i saj, Gareth Brisbane, i cili përmes një postimi prekës në Instagram, ndau momentet e fundit të jetës së saj. Teksa bëri me dije se kanceri i mori partneres së tij, partneri tregoi se Mel u nda nga jeta në paqe, e rrethuar nga dashuria e familjes dhe njerëzve më të afërt.

Ndërsa më tej Gareth e përshkroi atë si një grua jashtëzakonisht frymëzuese, një partnere të përkushtuar dhe një nënë të mrekullueshme për vajzën e tyre 10-vjeçare.

Duke shtuar se 15 vitet e kaluara së bashku ishin privilegji më i madh i jetës së tij, duke e quajtur Melin “shpirtin e tij binjak”.

Mel Schilling u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në dhjetor të vitit 2023, për të cilën iu nënshtrua një trajtimi intensiv, duke kaluar 16 raunde kimioterapie në përpjekje për të luftuar sëmundjen. Dy vite pas një përballje të fortë, mjekët konfirmuan se mundësitë e trajtimit ishin shteruar e fatkeqësisht jeta e Schilling u ndërpre në moshën 54-vjeçare.