Xhaxha i Aleks Nikës, njërit prej 4 viktimave të 21 janarit, Marku është parë sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku ka hyrë për një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.
Hetimet për vrasjet në 21 janar 2011, kanë ecur me ritme, teksa pak kohë më parë u pyet edhe ish-kryeministri në atë kohë, kreu i PD-së Sali Berisha dhe para tij u pyet Lulzim Basha.
Mark Nika së bashku me gazetarin Artan Hoxha dorëzuan në SPAK më parë audio regjistrimin nga 21 janari, ku pretendohet se gardistët merrnin urdhër për të qëlluar mbi turmën e protestuesve para kryeministrisë më 21 janar.







