Ballina Politika Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia, Dritan Burgijan, kryetarin e grupit...

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia, Dritan Burgijan, kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe Arlind Boshkun, sekretarin e degës në Durrës!

290
0

Pasi iu bashkuan Ervin Salianjit, PD ka përjashtuar nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Dritan Burgija dhe sekretarin e degës në Durrës, Arlind Boshku. Burimet bëjnë me dije se vendimi është marrë nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Vendimi i plotë

PËR NDRYSHIMET NË GRUPIN E KËSHILLTARËVE TË PDSH NË KËSHILLIN BASHKIAK DURRËS”

VENDOSI:

Z. Dritan Burgija dhe Z. Arlind Boshku përjashtohen nga Gupi i Këshilltarëve Bashkiak të PDSH në Bashkinë Durrës në mbështetje të Statutit të PDSH neni 24 pika 1 dhe 2 dhe në shkelje të nenit IV pika 2 të Rregullores së Brendshme;

I propozojmë grupit të Këshilltarëve Bashkiak Z. Ardian Muka si kandidat për Kryetar të Grupit të Këshilltarëve Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë në Këshillin Bashkiak Durrës