Mohamed Salah do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit.
Klubi ka konfirmuar marrëveshjen me sulmuesin egjiptian për ndërprerjen e bashkëpunimit, pavarësisht kontratës që ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
33-vjeçari largohet si një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë e klubit, me 255 gola dhe tetë trofe të fituar. Mes tyre përfshihen dy tituj në Premier League dhe Champions League në vitin 2019.
Situata e tij u komplikua pas një interviste, kur mbeti në stol në barazimin 3-3 ndaj Leeds në dhjetor. Ai nuk u aktivizua në tre ndeshje radhazi nga trajneri Arne Slot dhe deklaroi se ndihej i përjashtuar nga skuadra.
Salah mungoi edhe në ndeshjen e Champions League ndaj Interit, të fituar 1-0 nga Liverpool. Pas Kupës së Afrikës, ai u rikthye si titullar dhe ka luajtur nga minuta e parë në 13 ndeshje që nga 21 janari.







