Ballina Rajoni ​Manojlloviç: Arrestimi i studentëve në Serbi është akt i turpshëm, Vuçiç përmbysi...

​Manojlloviç: Arrestimi i studentëve në Serbi është akt i turpshëm, Vuçiç përmbysi rendin kushtetues

112
0

Lideri i lëvizjes “Kreni Promeni” Savo Manojlloviq ka reaguar të martën pas arrestimit të dy studentëve në Novi Sad të Serbisë, për shkak të dyshimeve të supozuara për përgatitjen e rrëzimit të rendit kushtetues.

Një gjë të tillë, ai e vlerësoi sot si një akt të turpshëm.

Janë studentët dhe qytetarët ata që po mbrojnë rendin kushtetues në Serbi sot, shkroi ai në rrjetin social X, transmeton KosovaPress.

Ai akuzoi drejtpërdrejt presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si përgjegjës për shembjen e sistemit kushtetues dhe theksoi se institucionet janë të varura nga pushteti politik.

“Vuçiq është ai që shembi rendin kushtetues. Ai po shemb gjyqësorin e pavarur dhe institucionet u pushtuan nga oktapodi kriminal i Partisë Progresive Serbe (SNS)… Ai uzurpoi median dhe minoi gjyqësorin”, shkroi ai.

Sipas tij, Vuçiq nuk fitoi kurrë zgjedhje të lira si anëtar i opozitës, por pas humbjes së tij në zgjedhjet e Beogradit në vitin 2012, duke përdorur fitoren e Tomislav Nikoliqit në zgjedhjet presidenciale, ai mori kontrollin e levave kryesore të qeverisjes.

Nëse institucionet në serbi do të funksiononin në mënyrë të pavarur, Manojlloviq tha se, ato do të fillonin procedurat kundër qeverisë aktuale.

“Nëse nuk do të ishin uzurpuar nga SNS, si policia ashtu edhe BIA do të kishin punuar për të ruajtur rendin kushtetues, dhe kjo do të thotë largimin dhe arrestimin e Vuçiq”, përfundoi Manojlloviç.