Ballina Politika Mungesa e ligjit për referendumet, Balla: Sot i japim udhë këtij procesi,...

Mungesa e ligjit për referendumet, Balla: Sot i japim udhë këtij procesi, do të zhvillojmë tryeza konsultative

53
0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet në një konferencë për shtyp. Ai i është adresuar mungesës së një ligji për referendumet në Shqipëri. Balla thotë se një ligj i tillë është i nevojshëm në Shqipëri dhe ky proces do të nisë me një proces gjithëpërfshirës dhe të gjatë konsultimesh.

“Në Shqipëri Kushtetuta përcakton sesi mbahen referendumet dhe po ashtu sesi përmes referendumit mund të miratohen edhe amendamentet kushtetuese. Sot jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi. Do të jetë një proces i gjerë dhe i gjatë. Përpara se këtë draft që kemi sot këtu ta depozitojmë në Kuvend, do t’ia nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile që të shkojmë në një projekt të konsoliduar mirë që edhe pasi të hyjë në procedurën e Kuvendit, të jetë një proces konsultativ”, tha Balla.