Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë. Vendimi u mor nga gjyqtari Paulin Çera.
Meta ofroi edhe garanci pasurore prej 50 mijë eurosh në këmbim të lirisë, por që nuk mjaftoi për të dalë nga qelia. Kjo ishte një tjetër “dhuratë” e hidhur nga Gjykata e Posaçme për ish-presidentin në ditën e ditëlindjes së tij, i cili sot mbush 57 vjeç.
Meta po gjykohet nga GJKKO për akuzat e korrupsionit, pastrkmit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Ai mbahet në paraburgim prej tetorit 2024.







