HBO ka publikuar foton e parë nga seriali televiziv i shumëpritur “Harry Potter”.
Imazhi më poshtë tregon shpinën e Harrit të ri (Dominic McLaughlin) ndërsa i afrohet fushës së Kuidiçit i veshur me uniformën e Griffindorit në një ditë me dëborë.
Postimi aludonte gjithashtu se traileri i parë paralajmërues për serialin do të publikohej të mërkurën, me mbishkrimin “nesër” dhe një emoji rrufeje. Ekziston gjithashtu mbishkrimi “Fred dhe George” (Weasley-t) në këndin e sipërm të djathtë.
Seria ” Harry Potter ” do të jetë një adaptim i ri i shtatë romaneve të J. K. Rowling, të cilat janë shitur në më shumë se 600 milionë kopje në të gjithë botën, ndërsa tetë adaptimet filmike kanë fituar së bashku më shumë se shtatë miliardë dollarë (rreth 6.4 miliardë euro).







