Ballina Politika Përplasje me BE/ “Këto deklarata janë fyese”, Brisida Shehaj me tone të...

Përplasje me BE/ “Këto deklarata janë fyese”, Brisida Shehaj me tone të ashpra ndaj Marta Kos: Kërkoj përgjigje për..

107
0

Një reagim ka ardhur nga ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj, e cila ka kritikuar deklaratat e Marta Kos lidhur me perceptimin e korrupsionit në Shqipëri.

Në një status në rrjetet sociale, Shehaj shpreh indinjatë ndaj qëndrimit të Kos, e cila theksoi se, pavarësisht legjislacionit të mirë kundër korrupsionit, problemi mbetet nëse fenomeni pranohet nga shoqëria. Sipas Shehajt, kjo deklaratë përbën një përgjithësim të papranueshëm dhe ofendues për shqiptarët.“Pra sipas kësaj zonje, ne jemi një popull që kemi si shtyllë kurrizore vjedhjen e parave publike”, shprehet ajo, duke e cilësuar këtë si një etiketim të padrejtë ndaj qytetarëve.

Postimi i Shehajt:

“Shqipëria ka bërë një punë ekselente dhe është në rrugën e duhur sa i përket reformës në drejtësi. Mund të kesh legjislacionin më të mirë kundër korrupsionit, por nëse ai pranohet nga shoqëria, atëherë kemi një problem tjetër”, theksoi Marta Kos.

Pra sipas kesaj zonjes ne jemi nje popull qe kemi si shtylle tonen kurrizore VJEDHJEN E PARAVE PUBLIKE.

Tani kam disa pyetje per kete zonjen:

1- Si po pranoni qe te integroni nje popull qe vjedh, apo ju duhet eksperienca per tju bashku shoqes Mogerini?

2- Ky Edi Rama ne dijenine tuaj, eshte shqiptar dhe a eshte i korruptuar sipas percaktimit tuaj?

3- Shoqja Marta, kur ne e paskemi problem shoqeror dhe te gjithe pranuar korrupsionin, perse u be reforma ne drejtesi kur nuk qenka fenomen qe ne Shqiperi luftohet me ligje?

4- Shoqja Marta dhe shoket e tjere te tu qe na jepni mend, qe protesta nuk eshte zgjidhje, a mund te na e thoni si ta luftojme ket kodosh korrupsioni sidomos ate me leket tuaja te Fondet Ipard????

Pres pergjigje edhe nga Gonzatua, i cili ne kaq vite ambasador te vetmen gje qe beri per Shqiperine eshte te na tregonte se sa mire beri qe u martu me burrin aktual.

Shume faleminderit dhe kur te vish heren tjeter kujdes portofolin se e kemi si ves shoqeror ne Kryeministri.

Nejse se ti ke dhe fat edhe te mbushet jo vetem te zbrazet.