Ballina Aktualitet “Qeveria është dorëzuar, duke bërë propagandë”/ Skandali i Kolegjit të Europës, Muka:...

“Qeveria është dorëzuar, duke bërë propagandë”/ Skandali i Kolegjit të Europës, Muka: Me ligj special, mori godina…

65
0

Kolegji i Europës, një institucion me tarifa studimi dhjetëra mijëra euro, operon tashmë në zemër të Tiranës, brenda ambienteve të Universitetit publik të Tiranës, duke shkaktuar një debat të fortë publik.

Përmes një ligji special të miratuar në Kuvend, këtij institucioni i është dhënë një status i paprecedentë, duke e përjashtuar nga detyrimi për akreditim në Shqipëri dhe duke mos njohur sovranitetin e institucioneve arsimore vendase.

Për studiuesin Taulant Muka, ky trajtim preferencial ngre dyshime serioze për një skandal të mirëfilltë financiar dhe akademik.

I ftuar në nje studio televizive, Muka tha se ky kolegj, ku tarifat vjetore mund të arrijnë deri në 29,000 euro, jo vetëm që ka marrë godina dhe terrene publike, por favorizohet financiarisht në kurriz të sistemit universitar shqiptar.

Një shifër prej 17 deri në 35 milionë eurosh të fondeve publike, të cilat, theksoi studiuesi, në vend që të investoheshin për 22,000 studentët e Universitetit të Tiranës, janë devijuar për të mbështetur një grup prej rreth 100 studentësh, shumica dërrmuese të huaj, në Kolegjin e Europës.

Kjo pabarazi ekstreme vë në pikëpyetje logjikën ekonomike dhe prioritetet e qeverisë në fushën e arsimit, që për Mukën shihet si një model i shëmtuar i akademizmit dhe një akt konkurrence e pandershme.

Mësim po jepet në ambientet e Universitetit të Tiranës. Kushton më shtrenjtë, ka 20.000, nuk e di se sa kushton, që i paguajmë dhe ne nga taksat tona. Pra, një pyetje e thjeshtë, pse duhet të paguash 20.000 euro për një diplomë të Kolegjit të Europës në godinën e Universitetit të Tiranës, ndërkohë që për diplomën e Universitetit të Tiranës duhet të paguash 300.000 lekë.

Unë nuk e di sa është shuma, po e di për shembull që është shumë më shumë… 29.000 i bie që është në Bruksel për shembull, që ti të bësh master, viti shkollor, është 29.000 euro. Por nuk është i ndryshëm nga kjo shifër që është edhe në Shqipëri, për shkak sepse diploma jepet po nga ai, nga Brukseli. Këta duhet kuptuar që shteti shqiptar ka bërë një ligj special.

Kanë bashkuar votat në Kuvend dhe i kanë dhënë një status special Kolegjit të Europës, që nuk pyet për shtetin shqiptar, nuk duhet të akreditohet në Shqipëri, as nuk e njeh fare sovranitetin dhe, si të thuash, institucionet e shtetit shqiptar, i kanë thënë, zapto tokën, ta japim ne dhe tokën, ta ndërtojmë edhe godinën, edhe thjesht hajde na bëj PR, se kështu i bie.

Domethënë, ku ka vend në botë që ty të vijë një institucion i huaj dhe ai institucion mos të pyesi fare për institucionet tuaja. As e ke bordin e akreditimit, as e ke ligjin e arsimit të lartë, që ka kërkesa e të tjerë e të tjerë. Thjesht i kanë thënë hajde, merr godinën, ta ndërtojmë ne si të duash ti. Po i përzëmë dhe këta 22.000 studentë që ka Universiteti i Tiranës, se ç’i duam ne më, shqiptarë janë këta, domethënë, e kupton?

Dhe hajde dhe bëj ti çfarë të duash, mjafton të na bësh PR-in. Dhe e patë vetë se çfarë ndodhi me zonjën Mogherini. Dhe është shëmbëlltyra, ose është, si të thuash, modeli më i shëmtuar i akademizmit në Shqipëri. Dhe ne faktikisht kemi këtë lloj modeli, modelin në akademi. Po të shikosh dekanët e rektorët në universitetet shqiptare, janë i njëjti profil si Mogerini.

Njerëz pa aktivitet shkencor, njerëz të vendosur nga politika dhe sa skandale prodhojnë ne në arsim. Ne jemi vendi i fundit në Europë dhe, për largimin e trurit, jemi vendi i fundit në Europë për produktin shkencor, për inovacion. Pra jemi në fundin e, ë, në të gjitha parametrat e arsimit. Dhe kjo është pak a shumë panorama që na vjen me Kolegjin e Europës. Pra është një, çfarë po ndodh këtu? Po të shikosh qeverinë, qeveria, është dorëzuar.

Është dorëzuar, thotë që unë nuk e bëj dot arsimin. Tani si ta mbuloj këtë shkatërrim të arsimit, po bëj çikë propagandë dhe po sjell me demek disa institucione të huaja, që t’i them shqiptarëve, urdhëro, mund të merrni dhe diplomë të huaj në Shqipëri. Por nuk është aspak kështu se si funksionon bota. A vlen kjo diploma e huaj? Por nuk është, shiko, kolegji…

Se Mogherini në burg, ata të tjerët po çmontohen… Kolegji i Europës jep, në Shqipëri mendohet që maksimumi që mund të ketë 100 studentë në të gjitha vitet, në sensin bachelor e master. Kaq shtron numri i studentëve. Tani më thuaj mua një ti një logjikë këtu, si është e mundur që mund t’i kalosh, t’i heqësh 17 milionë euro 22.000 studentëve shqiptarë, 35 milionë euro thotë Ndriçimi, për 100 studentë, që nuk janë as shqiptarë. Më thuaj pak ti formulën ekonomike, nuk po futem në të tjera parametra, të shtetit shqiptar që thotë, unë po i largoj 17 milionë euro, apo 35 milionë euro këtyre 22.000 studentëve shqiptarë, dhe po jua jap 100 studentë.

Çfarë janë këta 100 studentë? Çfarë, janë specialë këta? Vijnë, vijnë nga ndonjë planet X, Y? Tani ta dimë. Po këta janë shqiptarë që regjistrohen aty apo dhe të huaj që s’ka një… Folësi 2: Janë kryesisht të huaj. Tre, katër mund të ketë shqiptarë për çdo vit. Nuk e di domethënë numrin ekzakt, por janë kryesisht paguajnë këtu.

Duhet kuptuar që kolegji financohet nga Komisioni Europian, me demek përdoret për të, për të përgatitur diplomatët e rinj në fushën e Bashkimit Europian, por duhet kuptuar që është një nga 1.000 universitetet që japin diploma të ngjashme. Pra nuk është universiteti më special. Keni parë ju në institucionet drejtuese të Komisionit Europian, të gjitha emrat, Kos, e të tjerë e të tjerë, të kenë ndonjë diplomë nga Kolegji Europian? Jo. I kanë marrë diplomat nga kolegje të tjera ose universitete të tjera. Pra nuk është ndonjë kolegji që është unik në, në botën e vet.

Po s’është unik, në sensin diplomat e Bashkimit, në sensin të ligjit europian i japin universitetet italiane, i japin universitetet gjermane, i japin universitetet franceze. Japin të gjitha universitetet. Nuk është se është ndonjë gjë shumë unike këtu. Këtu i gjithë problemi është, si është e mundur që shteti kalon 17 milionë apo 35 milionë euro, ja heq 22.000 studentëve shqiptarë dhe ja kalon 100 ose më pak se 100 studentëve të Kolegjit të Europës.

Dhe cila është diferenca akademike? Se fundja e fundit, unë thashë, ata po përdorin ambientin e Universitetit të Tiranës. Ku ka skandal më të madh? Një koleg, tani duhet kuptuar, Kolegji i Europës jep diploma të, domethënë të lidhura me Bashkimin Europian. Bachelor e Master. Të njëjtat diploma të ngjashme jep edhe Universiteti i Tiranës.

Keni parë ju ndonjë universitet në botë që t’i, të lejojë këtë konkurrencë të pandershme brenda institucionit të vet? Madje çmenduria shkonte deri aty sa dhe rektori i jep edhe çmimin Honoris Causa. Pra rektori i Universitetit të Tiranës, domethënë i vjen Mogherini, i merr godinën, i merr paratë, i merr dhe ambientin ku do të ndërtohet kampusi universitar i Universitetit të Tiranës, dhe i jep edhe çmimin Honoris Causa.