Rafael Leao gjithmonë në qendër të vëmendjes. Portugezi i Milanit është kritikuar shumë kohët e fundit, sidomos për sjelljen e tij, ndërsa ai vetë ka reaguar sipas mënyrës së vet me anë të rrjeteve sociale.
Nga citimi i Biblës, te filozofia. “Bëj atë që është në dorën tënde.
E pamundura është për mua”, – shkruante Leao pas skenës aspak të hijshme të “Olimpico”-s. Së fundi ai ka reguar sërish në rrjetet sociale, pasi ka përfunduar në ‘syrin e ciklonit’.
Në një postim të Instagram, sulmuesi shkruan: “Koha është përgjigja”.
Një lloj paralajmërimi për ata që e kritikojnë portugezin, i cili duket i bindur në “hakmarrjen” e tij. Milani dhe tiofzët e tij urojnë që profecia e Leaos të përmbushet vërtet.







