Ballina Sport Tuchel arsyeton zgjedhjen e një baze fikse për turneun e shumëpritur

Tuchel arsyeton zgjedhjen e një baze fikse për turneun e shumëpritur

54
0

Federata e Futbollit ka bërë me dije se për sa kohë do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kombëtarja e Anglisë do të përdorë vetëm një strukturë si bazë fikse.

Mësohet se Thomas Tuchel ka vendosur që ai dhe të besuarit e tij të qëndrojnë në një hotel në Kansas City. Sipas komisarit teknik gjerman kjo zgjedhje i jep mjaft qetësi ekipit, të cilit pritet që t’i krijohen kushtet optimale në hotelin “The Inn at Meadowbrook”.

Sipas drejtuesve të Federatës së Futbollit hoteli, i cili ka një kosto të ulët (rreth 200 paund nata për person), nuk ka një pishinë me standarde dhe për këtë motiv po mendohet që të gjendet një strukturë pranë ku lojtarët do të kenë mundësi që të kalojnë kohë apo edhe të rikuperojnë nga lodhja pas stërvitjes dhe ndeshjeve.

Sipas zyrtarëve të Federatës së Futbollit në këtë hotel do të ndërtohet një fushë basketbolli.

Të tri ndeshjet e saj në grup në Botërorin 2026, Anglia do t’i zhvillojë larg shtetit të Misurit. “Tre luanët” do të duhet që të udhëtojnë drejt Dallasit, Bostonit dhe Një Xhersit.