Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur si avokat ish-deputetin e PS-së Plarent Ndreca, i cili njëherazi është i pandehur dhe po gjykohet në GJKKO.
Por prokurori i posaçëm Altin Dumani i kujtoi gjykatës se Ndreca është marrë në pyetje për çështjen Veliaj.
“Në lidhje me të pandehurin Erion Veliaj ka marrë dijeni për seancën dhe ka kërkuar të përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca. Ky avokat është pyetur në kuadër të këtij procedimi penal dhe mund të jemi në kushtet e papajtueshmërisë së mbrojtësit, duke qenë se ai është pyetur gjatë fazës së hetimit paraprak”, tha Dumani.
“Ja lëmë në çmim gjykatës, por duam të shmangim kushte papajtueshmërie në të ardhmen”, theksoi më tej ai.
Gjykata u tërhoq për të vendosur nëse do ta legjitimojë ose jo Ndrecën si avokat të kryebashkiakut të Tiranës.







