Ballina Aktualitet Çështja në dorë të Gjykatës/ Shorti përcakton fatin e kërkesës së Shehajt...

Çështja në dorë të Gjykatës/ Shorti përcakton fatin e kërkesës së Shehajt dhe Kaprit

81
0

Gjykata kushtetuese ka hedhur shortin për shqyrtimin e kërkesës së dy deputetëve Agron Shehaj dhe Erald Kapri, të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat kushtetuese nga parlamenti.

Qëndrimi i dy deputetëve do të ketë relator gjyqtarin kushtetues Sandër Becin.

Në qëndrimin e tyre Shehaj dhe Kapri kërkojnë konstatimin e cenimit të të drejtave kushtetuese si deputetë të Kuvendit, si pasojë e mosveprimit të Kryetarit të Kuvendit ndaj kërkesave zyrtare për akses te materialet e dosjes së SPAK-ut mbi bazën e të cilave pritej votimi për heqjen e imunitetit parlamentar të Belinda Ballukut.

Kërkesa është dorëzuar në datën 26 shkurt dhe gjykata kushtetuese bëri publik faktin se kush do të jetë relator.