Ballina Kronika DURRES/ Dy enoncime në polici: 42 vjeçarja konsumon lëndë helmuese, 44 vjeçari...

DURRES/ Dy enoncime në polici: 42 vjeçarja konsumon lëndë helmuese, 44 vjeçari një muaj i zhdukur

97
0

U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasja F. Xh., 42 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese. Ajo vijon në jetë në kujdesin e mjekëve.

Dje, kallëzoi shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Xhafzotaj, se vëllai i tij, shtetasi F. M., 44 vjeç, banues në Xhafzotaj, ka rreth 1 muaj që është larguar nga banesa dhe se nuk ka asnjë informacion mbi vendodhjen e tij. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.