Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B., 31 vjeç dhe K. Sh., 26 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 18, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në një lavazh, në lagjen nr. 11, pa licencën përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Ll., 38 vjeç, banues në Qerret, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Katund i Ri dhe e ka kanosur atë, për motive të dobëta;
-E. K., 42 vjeç, dhe G. B., 62 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







