Diskutimet mbi rritjen e kostos së jetesës dhe paralajmërimet për një krizë, nxjerrin në pah shkaqet reale të rritjes së çmimeve në Shqipëri.
Ndërsa të gjithë bien dakord se kriza globale ka ndikimin e saj, diagnoza për problemet e brendshme të tregut shqiptar ndryshon rrënjësisht, duke vënë përballë teorinë e monopoleve me atë të informalitetit galopant.
Alarmi vjen nga tregjet ndërkombëtare, ku çmimet e inputeve bujqësore, si plehrat kimike, janë rritur me 30-40%.
Për analistin Endri Tafani, duke qenë se rreth 50% e këtyre produkteve vijnë nga zona si Gjiri Persik, Shqipëria është tërësisht e ekspozuar ndaj këtyre lëkundjeve.
Kjo situatë, sipas tij, kërcënon të rrisë ndjeshëm koston e prodhimeve vendase si gruri dhe misri, duke qenë se plehrat përbëjnë deri në 40% të kostos totale të tyre, përfshirë këty edhe çmimin e naftës, një tjetër element kyç për bujqësinë dhe ekonominë në tërësi.
Problemi kryesor i brendshëm, vuri në dukje Tafani, është krijimi dhe lejimi i monopoleve, sidomos në tregun e shumicës së produkteve ushqimore. Sipas tij, një grusht aktorësh të fuqishëm, veçanërisht ata që kontrollojnë magazinat në hyrje të Tiranës, diktojnë çmimet nga ferma te konsumatori.
Kjo strukturë jo vetëm që krijon diferenca abuzive çmimesh, por siç thekson analisti, cenon edhe sigurinë ushqimore, duke favorizuar importin e produkteve me standarde të ulëta që nxjerrin jashtë loje prodhuesit vendas.
Rama jeton në një univers paralel prej disa kohësh kështu që, ai rehat është për veten e vet. Problemi, unë nuk e shikoj si ’97-a në kuptimin e ekonomisë, domethënë, sepse ka shumë faktorë në vitin e 90-të ka…
Shiko, në Shqipëri, ajo po themi po të kapim te plehrat, një nga arsyet pse rritet çmimi është se rreth… për shembull për azotikun edhe për amoniakun e këto, rreth 40%, 50% vijnë nga gjiri Persik, domethënë, plehrave. Pra, janë tre grupe të mëdha domethënë, ke fosfatet, ke azotikët, ke dhe amoniakët, domethënë janë tre grupe të mëdha të plehrave. Të cilat dikur kemi tentuar t’i prodhojmë në Shqipëri, kemi pasur azotikun në Fier, kemi pasur superfosfatin në Laç, në kohën e Enverit.
Nuk është se kanë qenë dhe aq rentabël në atë kohë. Nuk e di a ja vlen domethënë për atë sasi që kemi ne të prodhimit në Shqipëri që të ringrejmë një industri për një gjë të tillë.
Mirë do ishte të kishim, po nuk mund t’i bëjmë të gjitha vetë si në kohën e komunizmit. Ndonjëherë është më kosto efektive që ta blesh jashtë domethënë, duke qenë se ai jashtë mund ta prodhojë me kosto më të ulët sesa të prodhohet në Shqipëri. Por ajo që mund të prodhonim ne në Shqipëri mund të ishte pikërisht kjo pjesa ose që mund të menaxhonim në Shqipëri ishte pjesa e naftës, për sa i përket që është një nga inputet në bujqësi.
Në Shqipëri, po edhe në botë domethënë, këto që janë kultura si gruri edhe misri që janë intensive, domethënë rreth 30%, 40% e kostove janë vetëm nga këto që janë plehra. Pra, inputet e plehrave kimike janë 30% deri në 40% e kostove. Dhe për momentin si çmimi i rritur po themi rreth 30-40% në tregun botëror dhe i ka arritur në një periudhë ku duhet, se është periudha e mbjelljeve.
Dhe problemi është se varet se sa zgjat kjo krizë. Në qoftë se zgjat kjo krizë, pra mbjelljet janë në, po themi, në hemisferën veriore tani, po ke pas disa muajsh ke dhe mbjelljet që janë në hemisferën jugore, që është pjesa tjetër e prodhimit botëror. Që do të thotë që sa më shumë të zgjasë kriza, aq më shumë ka mundësi që çmimet e ushqimeve vetëm për shkak të plehrave kimike kanë për t’u rritur shumë.
Në Shqipëri ne kemi problemin domethënë, për sa i përket grurit dhe misrit, këto që janë këto kultura bazë, ne i kemi importim, domethënë rreth 20% duket se e kemi pak a shumë atë që është prodhimi vendas që mund të mbulojmë nevojat. Kështu që normalisht këto që janë dy kultura intensive dhe që konsumojnë shumë plehra kimike, ne i importojmë, kështu që kemi për t’i importuar me çmim goxha të lartë.
Ajo që mund të bëhet në Shqipëri nuk është dhe aq te kriza, problemi është tek fakti që, kanë për t’u rritur çmimet dhe s’ka për të pasur asnjë, ndihmë nga ana e shtetit për të përballuar këtë rritje çmimesh. Kështu që do bien gjithë kostot mbi konsumatorin, i cili do të detyrohet që të konsumojë më pak.
Sepse mënyra se si e kemi ndërtuar ne, domethënë, në mënyrë strukturale, e kemi ndërtuar në mënyrë të tillë që kemi, kemi lejuar krijimin e monopoleve. Për shembull një nga monopolet që janë në Shqipëri është pikërisht kjo pjesa e tregtisë me shumicë të frutave dhe perimeve, pra të produkteve ushqimore.
Askush nuk ka ndërhyrë në atë. Domethënë ti vit për vit mund të shikosh të njëjtat kronika, të shkosh në, po themi, në Korçë apo të shkosh në Lushnjë, çmimi i produkteve ushqimore është 2 lekë, vjen këtu në Tiranë e ke… Pra, ky monopol që është në këtë treg…
Ne e dimë fare mirë kush janë ata që kanë magazinat që janë në hyrje të Tiranës, domethënë ata që përcaktojnë dhe çmimet e tregut në Tiranë. Dhe duke qenë se kanë atë pozicion, janë ata që ndikojnë dhe çmimin në Tiranë, siç janë dhe çmimet po themi jo vetëm të mallrave ushqimor, por edhe të mallrave, ato që kanë të mallrave, jo ushqimor për sa i përket fruta, perime, drithëra e këto të tjera, po pjesa tjetër që ka të bëjë edhe me mallrat, po themi, të blegtorisë.
Pra ti ke njerëz të cilët duke pasur atë pozicion që kanë, pozicionin që kanë në treg, normalisht të kenë pasur dhe raste të tjera, por ka me dhjetëra. Të kenë pasur raste në të cilat edhe janë publikuar skandale, merret mish nga jashtë i cili është mish, po themi, jashtë çdo standardi dhe tregtohet në treg, apo jo?
Tani ky problemi është ky, ai tjetri duke pasur një pozicion në treg, domethënë duke dominuar shumicën, vjen nga jashtë, merr një mish që është jashtë standardeve dhe e nxjerr jashtë loje gjithë prodhimin vendas. Dhe kjo për shkak të këtij monopoli që ka krijuar ai person në treg. Pra kjo nuk është vetëm problem vetëm nafta për sa i përket monopoleve.
Është dhe kjo pjesa tjetër e cila shpesh i hidhet faji, po themi, siç ndodhi në këtë rast, i hidhet faji informalitetit, por duhet harruar se… Formaliteti është më i rrezikshëm. …formaliteti në këtë rast dhe sidomos këta që në një farë mënyre favorizohen nga shteti apo tolerohen nga shteti me këto veprime që bëjnë në drejtim të tregut dhe sigurisë ushqimore, janë pikërisht ata të cilët e përcaktojnë dhe çmimin final në treg dhe konsumatori më i madh është konsumatori në Tiranë, po themi Tiranë, Durrës e këto të tjera, në të cilët është shumica e Shqipërisë, sepse pjesa tjetër e Shqipërisë pastaj nuk është se ka shumë popullsi.
Pra, në Shqipëri, një, ne duhet të kemi parasysh përveç atyre që janë ndikime që vijnë nga bota, siç është në këtë rast inputi i plehrave kimike, po edhe i naftës normalisht, por është dhe pjesa e monopoleve e cila është normalisht nuk është e centralizuar, në këtë rast është një ekonomi e cila është ndërtuar në formë të tillë për të rrjepur deri në momentin e fundit dhe duke mos ofruar as siguri, duke mos ofruar as siguri ushqimore, sepse një mish i cili është jashtë çdo standardi, pavarësisht se ty të shitet sikur është mish i mirë, domethënë, normalisht krijon pastaj, e para njëherë kequshqehesh, e dyta pastaj krijon probleme ushqimore, probleme shëndetësore për njerëzit që konsumojnë dhe e treta punës nxjerr jashtë loje edhe atë që është produkti vendas.







