Ballina Sport Guardiola kundër Arbeloas, kur dueli i Champions League shndërrohet në duelin e...

Guardiola kundër Arbeloas, kur dueli i Champions League shndërrohet në duelin e stilit të veshjes

68
0

Mesjavën e kaluar u përcaktuan skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve ku një prej dueleve që kishte vëmendjen më të madhe ishte ajo mes Manchester City dhe Realit të Madridit.

Kjo jo vetëm për atë çfarë kanë dhuruar këto dy skuadra në fushën e lojës, por edhe përballjen mes dy trajnerëve, Pep Guardiola dhe Alvaro Arbeloa. Një sfidë që u fitua nga ky i fundit duke i dhënë një leksion një mjeshtri të trajningu si Guardiola.

E megjithatë syve të vëmendshëm ndaj detajeve nuk iu shpëtoi diçka tjetër që nuk kanë të bëjë fare me fushën e lojës apo me taktikat. Bëhet fjalë për stilin e veshjes së dy strategëve të të dy klubeve. Pep Guardiola u bë viral me këmishën e tij me kuadratë që rezulton se ka një çmim prej 290 euro.

Në krahun tjetër, trajneri i Realit të Madridit ra në sy për xhaketën e tij prej lëkure me vlerë…3900 euro. Me një diferencë në çmim prej 3610 eurosh edhe në këtë rast fitorja e Arbeloas mbi Guardiolës është e padiskutueshme.