Ballina Lifestyle Këngëtarja Duffy do të flasë publikisht për rrëmbimin dhe përdhunimin për herë...

Këngëtarja Duffy do të flasë publikisht për rrëmbimin dhe përdhunimin për herë të parë në një dokumentar

60
0

Duffy, kantautorja që u bë e famshme botërisht në 2008 me hitin “Mercy”, së shpejti do të flasë publikisht për përvojat traumatike që e çuan drejt tërheqjes nga industria muzikore.

Kjo do të bëhet përmes një dokumentari të ri që po përgatit Disney+, ku ajo do të tregojë për herë të parë historinë e saj personale.

Informacioni u konfirmua nga Angela Jain, përgjegjëse për përmbajtjen në rajonin EMEA.Duffy kishte treguar që në 2020 se ishte tërhequr nga publiku që nga viti 2011, pas ngjarjeve traumatike gjatë të cilave ishte rrëmbyer dhe sulmuar seksualisht.

Dokumentari do të drejtohet nga Gil Callan dhe do të përfshijë një retrospektivë të jetës së saj – nga fëmijëria në Vels, ngritja e shpejtë në famë, deri tek tërheqja nga skena publike pas traumës.

Projekti do të përmbajë materiale arkivore, intervista me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e industrisë muzikore, si dhe pamje të reja nga vetë Duffy.

Në një deklaratë të mëparshme, Duffy kishte përshkruar rrëmbimin dhe traumën: ajo u drogua dhe u dërgua jashtë vendit, dhe autori i krimit i dha shenja se mund ta vriste.

Ndjeu se nuk ishte e sigurt të kontaktonte policinë në atë kohë, por më vonë e bëri dhe megjithatë përjeton pasojat emocionale të asaj periudhe.