Ballina Politika Liria e medias, Gonzato: Ka ende punë për tu bërë! Objektivi më...

Liria e medias, Gonzato: Ka ende punë për tu bërë! Objektivi më i lartë, dekriminalizimi i shpifjes për gazetarët njësoj si standardet e BE

66
0

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte sot i pranishëm në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, pjesë e tryezës së dialogut të hapur për ‘Promovimin e Lirisë së Shprehjes në Shqipëri’.

 

Gonzato e vendosi theksin e tij te dekriminalizimi i plotë i shpifjes për gazetarët në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Liria e medias, është me një rëndësi të madhe dhe për vijimin e negociatave të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Mendoj se grupet e punës, të ndryshme  kanë nxjerrë rekomandime, si protokolli i sigurisë së gazetarëve. Kontributet janë të rëndësishme jo vetëm për reformën por dhe për ne si delegacion i BE për vlerësimin betejën dhe angazhimet në udhën  e shtetit të së drejtës dhe të vijojmë e përparimet e negociatave. Jam i vetëdijshëm që ka sfida, dhe disa rekomandime nuk janë marrë parasysh në fazën fillestare, i referohem rekomandimeve për të dekriminalizuar aspektin e shpifjes.

 

Duhet të pranoj që afatet që janë vënë nga Brukseli ishin të atilla që ceduan cilësinë e procesit. Negociatat po ecin përpara, por ka ende punë. Specifikisht në çështjen e dekliminalizmit të shpifjes, objektivi më i lartë për BE mbetet dekriminalizimi i plotë në linjë me standardet e BE. Ligji për mediat audiovizive në vijim presim një rishikim të ligjeve. Do të ndjek punën që do të bëni. Duam që ky eksperiment t’ia dalë mbanë”, tha ndër të tjera Gonzato.

 

Ndërkohë në fillim të këtij viti Kuvendi i Shqipërisë i dha dritën jeshile disa ndryshimeve në Kodin Penal aktual me 85 vota pro dhe 9 kundër për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët.