Ballina Aktualitet Nafta në Shqipëri më e shtrenjtë në rajon, qytetarët dynden drejt Malit...

Nafta në Shqipëri më e shtrenjtë në rajon, qytetarët dynden drejt Malit të Zi

94
0

Çmimi i lartë i naftës në Shqipëri vijon të jetë një ndër shqetësimet kryesore për qytetarët, të cilët shprehen se po përballen çdo ditë me kosto të papërballueshme.

Sipas tyre, jo vetëm që nafta në vend është më e shtrenjtë, por edhe cilësia lë për të dëshiruar krahasuar me vendet fqinje, si Mali i Zi.

Qytetarët theksojnë se në shtetin fqinj një litër naftë kushton rreth 1.5 euro, ndërsa në Shqipëri çmimi ka kaluar mbi 200 lekë të reja për litër, duke krijuar një diferencë të ndjeshme në koston e jetesës.