E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez, Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë, javën e kaluar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada amerikane shkruan se vizita u zhvillua për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.
Ambasada thekson se presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, ndërsa shton se investimet amerikane po forcojnë sigurinë energjetike globale.







