Ballina Kosovë ​Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi, thotë Osmani

​Presidenca nuk ishte kulmi i karrierës sime, por vetëm fillimi, thotë Osmani

67
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën, se marrja e detyrës si kryetare e Republikës, pesë vjet më parë, nuk ka qenë kulmi i karrierës së saj, por vetëm fillimi.

Këtë deklaratë emocionuese ajo e tha në një organizim për Javën e Gruas në Prishtinë, që rastis të jetë pak ditë para se ta përfundojë mandatin e saj si shefe e shtetit.

“Pesë vite më parë kur e mora detyrën nuk e pash si kulm të rrugëtimin tim por si fillim. Ishte ai moment kur filloi përgjegjësia dhe pushtetin nuk e mora si privilegj por shërbim”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, pesëvjeçari i saj në krye të shtetit ishte periudhë kur u forcuan institucionet dhe u shtua hapësira për gratë.

Megjithatë, ajo përmendi edhe atë që e quajti fushatë baltosëse ndaj saj, për të cilën tha se u bë kohët e fundit, pasi shpërndau Kuvendin, me dekret presidencial.

Ani pse nuk përmendi emra, e para e vendit tha se kur propaganda mund të kthejë, brenda natës, dikë si tradhtare, atëherë e tërë demokracia është në rrezik.

“Në javët e fundit puna ime është shfaqur me një fushatë baltosëse. Është përpjekja për të zhveshur një njeri nga dinjiteti njerëzor. Kur propaganda mund të kthejë këdo në tradhtare brenda natës atëherë e tërë demokracia është në rrezik”, tha ajo.