Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar.
Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në orën 11:00.
Në mbledhje do të jetë edhe drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, e cila do të prezantojë raportin e institucionit të saj dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve mbi shqetësimet e qytetarëve.
Gjithashtu, Arbjan Mazniku do të raportojë mbi zhvillimet e reformës administrativo-territoriale, ndërsa ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, do të prezantojë strategjinë e komunikimit të qeverisë.
Në fund mbledhja do të mbyllet me fjalën e kreut të grupit Taulant Balla dhe kryeministrit Edi Rama.







