Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një foto të kryetares së KLP-së, Mirela Bogdani gjatë një takimi zyrtar me Gonzaton, ku bie në sy veshja ekstravagante e zyrtares shqiptare.
Në postimin e tij në Facebook, Murrizi thekson se shefja e Olger Eminajt, anëtarit të KLP-së, të demaskuar publikisht pas skandalit me bisedat dhe fotot erotike në cellular, Mirela Bogdani, me atë veshje dukr si për disko.
‘Ose këta të drejtësisë së “ re” e kanë si stil pro sorrosian këtë model prezantimi prandaj dhe anëtari i KLP Olger Eminaj nuk u ndje fare në siklet dje në mbledhjen e KLP, se ka menduar që në fund të fundit në KLP dhe në çdo hallkë të kësaj drejtësie njëlloj jemi, por dikush e shfaq me sms e dikush me veshje duke treguar shalët tek perëndimorët’, shkruan Murrizi.
Postimi i plotë:
Shefja e Olger Eminajt pra kryetarja e KLP ZJ Mirela Bogdani ne nje takim zyrtar me Ambasadoren e BE ne Tirane ZJ Gonzates
Minimalja e etikes zyrtare kerkon nje veshje protokollare formale zyrtare nga çdo funksionar publik ne rrespekt te pozicionit publik qe mban dhe ne zbatim te ligjit te etikes zyrtare
Kjo lloj veshje duket “ pak” ekstravagante edhe per ne disko mendoj une ose jam shum i prapambetur
Ose keta te drejtesis se “ re” e kane si stil pro sorrosian kete model prezantimi prandaj dhe antari i KLP Olger Eminaj nuk u ndje fare ne siklet dje ne mbledhjen e KLP se ka menduar qe ne fund te fundit ne ne KLP dhe ne çdo hallke te kesaj drejtesie njelloj jemi por dikush e shfaq me sms e dikush me veshje duke treguar shalet tek perendimoret







