Ballina Europë “Sindroma e turistëve”/ Vizitorët bëhen gjithnjë më pak të kujdesshëm 120,000 incidente...

“Sindroma e turistëve”/ Vizitorët bëhen gjithnjë më pak të kujdesshëm 120,000 incidente vetëm vitin e fundit

55
0

Autoritetet në Itali shpesh ankohen për sjelljen e turistëve, dhe shembujt janë të shumtë, duke nisur nga dëmtimi i monumenteve më të vjetra dhe të çmuara, kthimi i shatërvanëve në pishina në ditët e nxehta të verës, grafitët e lëna mbi muret e Koloseumit, selfie-t e pahijshme pranë statujave dhe pikturave me vlerë të pakrahasueshme.

Ky fenomen tashmë e ka edhe një emër: “sindroma e turistit”.

Ai i referohet prirjes për t’u sjellë pa respekt ose për të tejkaluar normat kur njerëzit janë larg shtëpisë, dhe për të kryer veprime që nuk do t’i bënin kurrë në vendin e tyre në jetën e përditshme.

Autorët e studimit intervistuan një numër turistësh, 56% e të cilëve e pranuan se kur jashtë kufijve sillen në një mënyrë që nuk do ta bënin kurrë në vendlindje. Tek të rinjtë, përqindja arrin deri rreth 70%.

Hulumtimi tregon se vetëm gjatë vitit të fundit, rastet e sjelljeve ekstreme nga turistët kanë arritur në 120,000, apo gjashtë herë më shumë se një vit më parë.

Ekspertët shpjegojnë se kjo ndodh në masë të madhe për shkak të faktit që pushimi perceptohet si një hapësirë lirie, ku është më e lehtë të dalësh nga rutina.

Shumë udhëtarë, kur largohen nga shtëpia, ndihen më pak të kufizuar nga rregullat shoqërore që normalisht udhëheqin sjelljen e tyre, duke u përfshirë në veprime që zakonisht askush nuk do t’i lejonte, por që gjatë një udhëtimi argëtues duken të pranueshme, madje sipas tyre edhe “të ligjshme”.