Ballina Bota Tronditëse: Zbulohen dhjetëra trupa të foshnjave në një varr masiv në Kenia

Tronditëse: Zbulohen dhjetëra trupa të foshnjave në një varr masiv në Kenia

65
0

Rreth 32 trupa, kryesisht foshnja, janë nxjerrë nga një varr masiv në qytetin perëndimor të Kenias, Kericho, rast ky tronditës për të cilin është hapur një hetim.

Zhvarrimi u krye pasi policia mori një urdhër gjykate për të nxjerrë 14 trupa që fillimisht besohej se ishin varrosur në atë vend, raporton BBC.

Patologu qeveritar Richard Njoroge u tha gazetarëve të martën në mbrëmje se ajo që gjetën ishte “mjaft e pazakontë” me trupa “të grumbulluar në qese”, pas një procesi njëditor që u ndërpre nga shirat e rrëmbyeshëm.

Një ekzaminim pas vdekjes pritet të fillojë të mërkurën, mes thirrjeve për të identifikuar menjëherë trupat dhe për të hetuar rrethanat e vdekjeve.