Ballina Lifestyle Zendaya ndez thashethemet për martesë, shfaqet me “unazë dasme” në Paris

Zendaya ndez thashethemet për martesë, shfaqet me “unazë dasme” në Paris

67
0

Aktorja e njohur Zendaya ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi u shfaq me një unazë që i ngjante asaj të martesës gjatë premierës në Paris të filmit The Drama.

Ylli hollivudian parakaloi në tapetin e kuq krah kolegut të saj Robert Pattinson, duke nxitur menjëherë spekulime për një martesë të mundshme me partnerin e saj, aktorin Tom Holland.

Megjithëse as Zendaya dhe as Tom Holland nuk kanë konfirmuar ndonjë martesë, paraqitja e saj me unazën ka mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Çifti është ndër më të komentuarit në botën e showbiz-it, ndërsa fansat presin me padurim një reagim zyrtar lidhur me këto aludime.