Ballina Sport Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i...

Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë

100
0

“Kam dy muaj që nuk fle, që mendoj për këtë takim”. Kështu u shpreh Sylvinho në konferencë për shtyp përpara sfidës me Poloninë, por nuk preferoi të jap indice në lidhje me formacionin, pasi pret të shoh ekipin edhe në seancën e fundit stërvitore.

Me 26 lojtarë të ftuar për këtë takim, Sylvinho dhe stafi i tij ishin të detyruar që 3 prej tyre t’i dërgonte në tribunë. Në këtë pikë, tekniku kuqezi nuk ka dilema pasi ka nxjerr nga lista finale Jasir Asanin, Nazmi Gripshin dhe Klisman Caken.

Këto janë 3 lojtarët e sakrifikuar, ndërsa i ka besuar dy prurjeve të reja në këtë grumbullim, Pllana dhe Pilo.