Ballina Rajoni Tërmeti ‘shkund’ vendin/ Ja sa ishte magnituda, dhe ku është regjistruar epiqendra

Tërmeti ‘shkund’ vendin/ Ja sa ishte magnituda, dhe ku është regjistruar epiqendra

125
0

Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Athinës.

Epiqendra e tërmetit ishte në Malin Athos, në një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe në një distancë prej tetë kilometrash nga Karya, qendra administrative e Malit Athos.

Sipas televizionit grek ERT, tërmeti është ndjerë edhe në Selanik. Pas tërmetit të parë, i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 9 të mbrëmjes sipas kohës lokale , pasuan tre të tjerë më të dobët.

Presidenti i Shoqatës Helenike të Tërmeteve dhe Reshjeve, Efthimios Lekas, tha se nuk kishte arsye për shqetësim apo panik dhe se situata po monitorohej nga afër. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.