Ballina Bota Australia në panik, qindra pika karburanti nuk kanë naftë dhe benzinë, reagon...

Australia në panik, qindra pika karburanti nuk kanë naftë dhe benzinë, reagon kryeministri

63
0

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka tentuar të qetësojë qytetarët duke deklaruar se furnizimi i vendit me karburant mbetet “i sigurt”, pavarësisht rritjes së çmimeve dhe raportimeve për mungesë në disa pika karburanti pas nisjes së luftës me Iranin.

Sa më gjatë të zgjasë kjo luftë, aq më i madh do të jetë ndikimi. Por ne po vazhdojmë të veprojmë për të përgatitur dhe mbrojtur australianët nga pasojat më të këqija,” u shpreh Albanese para gazetarëve të premten.

Autoritetet raportojnë raste të shoferëve të kamionëve dhe drejtuesve të tjerë të automjeteve të bllokuar për shkak të mungesave, ndërsa bizneset paralajmërojnë se rritja e kostove po rrezikon qëndrueshmërinë e tyre. Qeveria thekson se problemi lidhet kryesisht me kërkesën e lartë dhe vështirësitë në shpërndarje, dhe jo me mungesë reale furnizimi, i cili sipas saj mbetet në të njëjtat nivele si para konfliktit.

Ministri i Energjisë, Chris Bowen, deklaroi se në javët në vijim furnizimi me benzinë, naftë dhe naftë të papërpunuar do të jetë “i njëjtë, në mos më i lartë” se zakonisht.

Megjithatë, situata në terren tregon një realitet më të vështirë. Në qytetin Cairns, disa pika kanë mbetur pa benzinë, ndërsa çmimi i naftës është rritur me rreth 85% krahasuar me periudhën para luftës. Në shtetin New South Wales, një në shtatë shitës raporton mungesë të të paktën një lloji karburanti.