Ballina Aktualitet “Çmendet” moti, borë dhe temperatura nën zero, meteorologët tregojnë kur rikthehen ditët...

“Çmendet” moti, borë dhe temperatura nën zero, meteorologët tregojnë kur rikthehen ditët me diell

100
0

Ftohtë, shi dhe borë, kështu janë kushtet e motit këtë fundjavë, të paktën edhe për 24 orët në vijim, sipas parashikimeve të sinoptikanëve.

“Në Europën Qendrore prej disa ditësh ka zbritur masa e ftohtë nga veriu i Europës, duke sjellë dëborë në pjesën më të madhe dhe është futur në pjesën e Ballkanit. Megjithëse situata mbetet e paqëndrueshme, ka një rënie të intensitetit të reshjeve. Reshjet do jenë prezente, por të pakta, në pjesën lindore të Shqipërisë. Në zona malore do ketë reshje në formën e dëborës. Parashikohet që reshjet të vijojnë dhe të shtunën”, shprehet meteorologia, Lajda Porja.

Temperaturat kanë rënë ndjeshëm, duke shënuar edhe vlera negative.

Sipas meteorologëve, temperaturat e ulëta kanë sjellë borë në zonat malore, të cilat do të vijojnë edhe të shtunën.

“Gjatë gjithë këtyre ditëve temperaturat kanë qenë relativisht të ulëta dhe mëngjeset e ftohta. Temperaturat do jenë 0 deri në -2 gradë të shtunën. E diela sjell përmirësim të situatës, largim total të reshjeve”, tha Lajda Porja nga Meteoalb.

Stuhitë e erës në zonat detare, sipas parashikimeve, do të vijnë drejt përmirësimit.