Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen “5 Maji” në Elbasan, ku një infermier i Institutit të Mjekësisë Ligjore mbeti i plagosur me mjet prerës gjatë ushtrimit të detyrës. Autori i dyshuar, 30-vjeçari me iniciale E.B., u arrestua menjëherë nga forcat e rendit pas sulmit ndaj punonjësit të shëndetësisë me iniciale E.G.
Fatmirësisht, viktima u dërgua me shpejtësi për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Aktualisht, policia po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vendosjen e autorit para përgjegjësisë ligjore.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 30 vjeç, pasi në lagjen “5 Maj”, ka goditur me mjet prerës, për shkak të detyrës, shtetasin E. G., infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore, i cili është dëmtuar lehtë”.







