Ish-dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson, duhet të dëshmojë për lidhjet e saj me financierin e ndjerë Jeffrey. Kjo është kërkesa zyrtare që një ligjvënës amerikan, i ka bërë Sarah Ferguson .
Ndërkohë, rrjeti mediatik BBC, ka zbardhur një letër të një ligjvënësit amerikanë, Suhas Subramanyam ku i kërkohet Fergusonit të bashkëpunojë me hetimin dhe të japë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rrjetit të abuzimeve të financierit të ndjerë.
Kërkesa përfshin edhe çdo dijeni që ajo mund të ketë për ish-bashkëshortin e saj, ish princ Andrew, i cili ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje në lidhje me Epstein.
Dokumentet e publikuara së fundmi nga autoritetet amerikane sugjerojnë se Ferguson kishte një marrëdhënie më të afërt me Epstein nga sa ishte menduar më parë, përfshirë komunikime ku ajo kërkonte mbështetje financiare dhe e përshkruante atë me tone pozitive, edhe pas dënimit të tij në vitin 2008.
Megjithatë, përfshirja në këto dokumente nuk përbën provë për shkelje ligjore. Ndërkohë, hetuesit amerikanë theksojnë se çdo informacion i ri është thelbësor për të siguruar drejtësi për viktimat.
Nuk ka një mekanizëm ligjor që ta detyrojë Fergusonin të dëshmojë në Shtetet e Bashkuara, por presioni politik dhe publik ndaj saj po rritet.
Çështja mbetet një nga më të debatueshmet në skenën ndërkombëtare, ndërsa hetimet për rrjetin e Epstein vijojnë të nxjerrin në dritë lidhje të reja dhe të ndjeshme.







