Mesfushori 22-vjeçar i Napolit, Luis Hasa, ka vendosur të largohet nga Italia U-21 ku mbante shiritin e kapitenit dhe të përfaqësojë Shqipërinë, vendin e origjinës së prindërve. ‘Goal.com’ bën me dije se Hasa e ka marrë këtë vendim edhe pse ka qenë kapiten i Italisë U-21. Ai ka luajtur tre paraqitje për ‘të kaltrit’ duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
“Italia nuk do të jetë më në gjendje të mbështetet te Luis Hasa.
Lojtari i Napolit, aktualisht i huazuar te Carrarese në Serie B, ka vendosur të tërhiqet nga ‘të kaltrit’ pasi bëri tre paraqitje për ekipin U-21.
Hasa lindi dhe u rrit në Itali, por nga prindër shqiptarë. Dhe në fund, ai vendosi të përqafojë Shqipërinë, e cila tani mund ta thërrasë”, bën me dije Goal.com në versionin italian.
Verën e vitit 2025 ai u bashkua me Napolin nën urdhëratë e Antonio Contes, ndërsa këtë sezon luan si i huazuar te Carrarese në Serie B.
Mesfushori është ndër emrat më premtues të futbollit italian, aq sa kampionët në fuqi të Serie A, Napoli, i kanë ofruar kontratën që skadon në verën e vitit 2029.
Gjatë 25 ndeshjeve të këtij sezoni, Hasa ka shënuar pesë gola duke qenë për 1823 minuta në fushë. I dalë nga moshat e Juventusit, Hasa luajti një sezon me Leçen ku spikati për cilësitë në fushë, që bindën Napolin ta blinte për 500 mijë euro.







