Ballina Sport Mbrojtësi Stavro Pilo “kryeqëzohet” edhe në Greqi

Mbrojtësi Stavro Pilo “kryeqëzohet” edhe në Greqi

96
0

Mbrojtësi shqiptar Stavro Pilo, bëri debutimin me Kombëtaren mbrëmë kundër Polonisë, faza “Play-Off” e Kupës së Botës, e humbur 1:2.

Anësori defensiv i fut në fushë si zëvendësues në minutën e 68-të.

Vetëm 4 minuta më vonë, Pilo “lexoi” bukur aksionin e Kombëtares, ndërsa u shërbye nga Broja në zonën e rreptësisë.

Goditja e 25-vjeçarit la shumë për të dëshiruar, e majta e “vakët” u prit nga portieri Grabara. Ndonëse e kishte “rrezen” e lirë për të “shkundur” katërkëndëshin polak, Pilo gaboi.

Rasti në fjalë mund t’i kishte bërë shifrat 2:1 për Shqipërinë. Episodi në fjalë nuk kaloi në “heshtje” as nga mediat greke. Specifikisht “foxbet.gr”, shkruan se mbrojtësi humbi rast të shkëlqyer për të gjetur golin:

“Pavarësisht humbjes 2 – 1 dhe eliminimit nga Polonia për kualifikueset e Kupës së Botës, Stavros Pelios hyri si zëvendësues në ndeshjet në Varshavë, duke debutuar me ekipin kombëtar shqiptar.

Mbrojtësi i majtë i AEK-ut, i vlerësuar me 6.5, fitoi një duel me kundërshtarin dhe pati një rikuperim topi. Në fakt, ai humbi edhe një shans të shkëlqyer për të shënuar!” .