Ballina Sport Nedim Bajrami merr vendimin, mbyll instagramin

Nedim Bajrami merr vendimin, mbyll instagramin

80
0

Shqipëria rezultoi e pafat kundër Polonisë në Varshavë, 2:1 për Robert Leëandoëskin me shokë. Kombëtarja në “vija të trasha”, zhvilloi paraqitje pozitive, por rastet e humbura e “dënuan”.

Një ndër gabimet fatale përkoi me minutën e 54-të. Mbrojtësi i krahut fitoi terren ndaj kundërshtarëve dhe pasoi mjeshtërisht te Nedim Bajrami.

Ky i fundit, kaloi panoramën e portës mike dhe kur pritej të gjente golin e dyfishimit, goditja e 27-vjeçarit çuditërisht përfundoi jashtë.

Nëse ky rast do ishte shfrytëzuar, ku praktikisht porta e Polonisë ishte bosh, pasi portieri nuk u gjend në pozicion, ndërsa mbrojtja rivale në lëvizje, Shqipëria do të luante “finalen” e madhe kundër Suedisë në 31 mars për “ëndrrën amerikane”.

Edhe pse nuk ka bërë një reagim konkret, lojtari me tipare ofensive ka ndërmarrë hap drastik në rrjetin social “Instagram”, mbylljen e komenteve në postime.

Pakënaqësit e tifozëve shqiptarë për shansin e humbur nga Bajrami vazhdojnë të “ziejnë”.