Paul McCartney ka njoftuar zyrtarisht albumin e tij të ri, i pari me këngë origjinale që nga viti 2020, sipas “Rolling Stones Italia”.
Albumi titullohet “The Boys of Dungeon Lane” dhe do të dalë mё 29 maj.
Aktualisht, mund të dëgjohet single-i i parë, “Days We Left Behind”.
Ky album është pershkruar si më introspektivi i McCartney-t, ku ai këndon për femijërinë në Liverpul, në periudhën pas‑luftës, prindërit dhe marrëdhëniet me John Lennon dhe George Harrison para se të krijohej grupi muzikor “The Beatles” në vitin 1960.
Titulli i albumit vjen nga një varg i këngës “Days We Left Behind”.
“Për mua kjo këngë eshtë një kujtim i vërtetë”, tha McCartney në një konferencë për shtyp.
“Titulli i albumit e ka burimin nga një varg i kësaj kënge. Po mendoja pikërisht për ditët që kam lënë pas. Kam shumë kujtime në Liverpul”, shtoi ai.
“Në një pjesë të këngës flitet për John Lennon dhe “Forthlin Road”, rrugën ku banoja”, tha ai.
“Dungeon Lane (Rruga e Bodrumit) ndodhet aty pranë. Unë u rrita në një vend të quajtur Speke, një lagje mjaft popullore. Nuk kishim pothuajse asgjë, por nuk kishte rëndësi sepse
njerëzit ishin fantastikë”, tha McCartney.
Albumi eshtë realizuar nga producenti amerikan Andrew Watt, i cili ka qenë bashkëpunëtor i shumë veprave të rock‑ut klasik, përfshirë edhe i Elton John dhe The Rolling Stones.
Idea për albumin lindi kur McCartney dhe Watt u takuan rreth pesë vjet më parë dhe McCartney luajti një kord që ai nuk e njihte—kjo çoi në krijimin e këngës së parë të publikuar nga albumi i tij të 18-të solo “As You Lie There”.
Albumi “The Boys of Dungeon Lane” do të dalë më 29 maj 2026, dhe lista e këngëve përfshin tituj si, “As You Lie There”, “Lost Horizon”, “Days We Left Behind”, “Ripples in a Pond” dhe shumë të tjera.







