Ballina Sport Po shënon shumë gola, por edhe po investon miliona për modelen e...

Po shënon shumë gola, por edhe po investon miliona për modelen e OnlyFansit, Victor Gyokeres përballet me një skandal të madh

99
0

Emri i sulmuesit të Kombëtares së Suedisë, Viktor Gyokeres, është përfshirë në një situatë krejtësisht jashtë fushës së blertë, pikërisht në një moment kur po përgatitet për një ndeshje vendimtare drejt Kupës së Botës.

Futbollisti, i cili u transferua nga Sporting Lisbona te Arsenali në verën e vitit 2025 dhe është kthyer në një element kyç në repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta, është përmendur në një deklaratë që ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Modelja amerikane e platformës OnlyFans, Sophie Rain, ka pretenduar në një podcast se një nga klientët e saj më bujarë është pikërisht një futbollist suedez që luan në Londër. Sipas saj, bëhet fjalë për Gyokeres, i cili dyshohet se ka shpenzuar rreth 4.5 milionë dollarë për përmbajtjen e saj.

Deklarata ka shkaktuar reagime të shumta dhe spekulime të shumta në opinionin publik, edhe pse vetë modelja më vonë ka shprehur shqetësim për pasojat ligjore që mund të sjellë publikimi i emrave të tillë.

Pavarësisht suksesit të saj financiar, ajo ka paralajmëruar edhe për anët negative të kësaj industrie, duke theksuar se jo të gjithë mund të arrijnë të njëjtin nivel fitimesh.

“Mos mendoni se do të bëheni milionerë brenda natës. Fatkeqësisht, pa një bazë fansash prej miliona ndjekësish që në fillim ose pa fatin që pata unë, kjo nuk është realiste për krijuesin mesatar. Krijuesi mesatar fiton rreth 150 dollarë në muaj”, ka deklaruar Sophie Rain.

Nga ana tjetër, Gyokeres nuk ka reaguar ende ndaj këtyre pretendimeve. Sulmuesi suedez është i fokusuar plotësisht në angazhimet me përfaqësuesen e tij, në një periudhë vendimtare për objektivat e tyre drejt kualifikimit në Kupën e Botës.