Ballina Kronika Vodhi 3 varëse në një argjendari dhe kanosi pronarin, arrestohet 38-vjeçari, me...

Vodhi 3 varëse në një argjendari dhe kanosi pronarin, arrestohet 38-vjeçari, me precedent penal

69
0

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vodhi 3 varëse floriri në një argjendar dhe kanosi pronarin.

Sipas hetimeve ka rezultuar se 38-vjeçari është i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pas njoftimit për vjedhje në një argjendari, në lagjen “Namazgja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin:  -B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.03.2026, ka vjedhur 3 varësi floriri në një argjendari në lagjen “Namazgja”.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.