Ballina Politika 18 muaj nga ‘rrëmbimi mafioz’ – Blushi: Banditët e Gysit e Prodës...

18 muaj nga ‘rrëmbimi mafioz’ – Blushi: Banditët e Gysit e Prodës rrëmbyen Metën, SPAK të nisë urgjent hetimet

73
0

Kanë kaluar rreth 18 muaj nga rrëmbimi mafioz i Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta dhe ende nuk është zhvilluar asnjë hetim, as administrativ dhe as gjyqësor për zbardhjen e këtij krimi shtetëror të paprecedent në historinë e shtetit shqiptar, të krahasueshëm vetëm me aktin terrorist të rrëmbimit të ish-kryeministrit italian, Aldo Moro në vitin e largët 1978.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ripublikoi sot videon e rrëmbimit të Metës dhe kërkuar hetim urgjent për ‘banditët e Ergys Agasit dhe Ilir Prodës” .

Deklarata per shtyp

Kanë kaluar rreth 18 muaj nga rrëmbimi mafioz i Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta dhe ende nuk është zhvilluar asnjë hetim, as administrativ dhe as gjyqësor për zbardhjen e këtij krimi shtetëror të paprecedent në historinë e shtetit shqiptar, të krahasueshëm vetëm me aktin terrorist të rrëmbimit të ish-kryeministrit italian, Aldo Moro në vitin e largët 1978.

Rrëmbimi terrorist i Presidentit Meta vazhdon të mbetet qëllimisht i pazbardhur, sepse zbardhja e tij do të konfirmonte në dritë të diellit faktin se ky krim shtetëror, i urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama, me aprovimin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, është kryer jo nga punonjës të policisë, por sipas informacioneve të besueshme, nga banditë të përzgjedhur personalisht nga Ergys Agasi dhe Ilir Proda, ndër anëtarët e grupeve më të rrezikshme kriminale, kryesisht të Durrësit dhe Elbasanit.

I ftoj të gjithë shqiptarët të shohin me kujdes pamjet e rrëmbimit terrorist të Presidentit Meta, më 21 Tetor 2024 dhe do të konstatojnë me sytë e tyre se të ashtuquajturat “forcat speciale”, nuk janë asgjë tjetër veçse batakçinj, horra, banditë dhe kriminalë që janë përzgjedhur me nxitim nga Gys Agasi dhe Ilir Proda dhe nuk mbajnë veshur  asnjë element dallues të policisë së shtetit.

Shqiptarët i ftoj të konstatojnë me sytë e tyre  dhe të shohin të paktën  7 palë pantallona, pra të paktën paktën 7 banditë, me veshje casual,  thjesht të maskuar me kapuçë, të pajisur me armë zjarri, që janë ngarkuar të kryejnë aktin këtë akt mafioz, terrorist të rrëmbimit, por edhe të ushtrimit të dhunës ndaj Presidentit Meta.

Është thjesht dhe vetëm grupi i gatshëm i Gysi Agasit dhe Ilir Prodës.

Shikoni me vëmendje këto këto pamje dhe konstatoni me sytë tuaj, forcat e ashtuquajtura “speciale”me veshje të ndryshme, sepse në thelb nuk janë asgjë tjetër veçse banditë që janë marrë hua nga bandat e Elbasanit dhe Durrësit për të realizuar këtë akt terrorist.
Ndaj edhe sot e kësaj dite, kallëzimi i Partisë së Lirisë, bërë 6 Dhjetor të vitit 2024 ende “fle” në Prokurori dhe kjo ngjarje  nuk zbardhet edhe pse rrëmbimi mafioz i Presidentit Meta është konfirmuar edhe nga vet  Gjykata e Posaçme, që ka pohuar zyrtarisht se ajo çfarë ndodhi me Presidentin Meta, mesditën e 21 tetorit 2024, në orën 12:18, ishte thjesht dhe vetëm një rrëmbim.

Kjo provohet qartë nga fakti se Gjykata e Posaçme konfirmon se njohja e Presidentit Meta me vendimin për “arrest në burg” ka ndodhur në orën 14:16, pra rreth 2 orë pasi ai ishte rrëmbyer forcërisht, në mes të rrugës, nga banditët e Gysit dhe Prodës, pa dokument identifikimi, që nuk i paraqitën asnjë shkresë zyrtare ndalimi,  nuk e lejuan të njoftonte menjëherë avokatin e tij dhe nuk e njohën jo vetëm me të drejtat, që i takonin sipas Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut edhe pse nuk habitemi që kjo nuk ka ndodhur sepse banditët kishin vetëm një mision, të rrëmbenin dhe të merrnin peng Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Banditët me maska e rrëmbyen me dhunë Presidentin Meta dhe e futën në një automjet privat, që gjithashtu nuk kishte asnjë shenjë dalluese se i përkiste Policisë së Shtetit.

Një tjetër fakt i rëndë, që as  nuk duhet harruar dhe as nuk duhet neglizhuar është se bashkë me Presidenti Meta, u rrëmbye dhe iu privua liria për më shumë se tre ore edhe drejtuesit të automjetit me të cilin udhëtonte Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Artemis Peca, ndaj të cilit nuk kishte asnjë urdhër ndalimi.

Fakti që SPAK, 18 muaj pas këtij krimi shtetëror, vijon të mos ta hetojë kallëzimin zyrtar të bërë nga Partia e Lirisë, në datën 6 dhjetor 2024 nga ndaj banditëve, horrave dhe kriminelëve, që kryen rrëmbimin e Presidentit Meta, konfirmon qartë bashkëfajësinë e SPAK-ut në këtë akt terrorist që kurrë nuk do të amnistohet.

Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi me urdhër të Edi Ramës dhe u ekzekutua nga banditët e maskuar të  Gysit dhe Prodës, që ishin gati edhe për një skenar gjakderdhjeje dhe asgjesimi fizik, identik me aktin terrorist të rrëmbimit të ish-kyrministrit Italian Aldo Moro.

Se kush e rrëmbeu Gerond Meçen dhe Daniel Shimën të gjithë shqiptarët e dine, se kush i rrëmben minorenët në protestat e opozitës,  të gjithë shqiptarët e dinë, por përpjekja e SPAK-ut për të mbuluar dhe për të kaluar në heshtje rrëmbimin mafioz të Ilir Metës, kërkon sot një përgjigje.

Zbardhja zyrtarisht e emrave të të gjithë banditëve kriminale që rrëmbeu Ilir Metën është një përgjegjësi që rëndon aktualisht mbi drejtësinë, që nuk mund të heshtë dhe as të mbulojë këtë akt mafioz shumë të rëndë.

Në emër të Partisë së Lirisë  përseris thirrjn e fuqishme drejtuar SPAK për të hetuar  dhe zbardhur pa vonesë të gjithë çetën e horrave dhe banditëve që Edi Rama përdori në 21 Tetor, nëpërmjet Gys Agasit dhe Ilir Prodës për rrëmbimin e  Presidentit Meta, i cili gjithashtu u morr peng për me shumë se dy orë ,siç fakton edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme.
Çdo ditë që kalon dhe kjo ngjarje nuk zbardhet është një ditë më shumë që inkriminon SPAK dhe e bën atë zyrtarisht bashkëfajtor në këtë ngjarje shumë të rëndë që trondit themelet e shtetit të së drejtës dhe që kurrë nuk do të amnistohet.
Kush e rrëmbeu Ilir Metën?
Kjo është pyetja që lërkon një përgjigje të menjëhershme nga SPAK-u.