Bordi i Transparencës, në mbledhjen e zhvilluar këtë të shtunë, më 28 mars, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së nënprodukteve të naftës për tregun shqiptar.
Kështu, sipas njoftimit nga Bordi i Transparencës, nafta do të rritet me 15 lekë, duke arritur në 218 lekë (çmimi më i lartë që prej nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme), ndërkohë benzina ulet me 6 lekë.
Sipas vendimit:
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil standard SSH EN 590 nuk do të jetë më shumë se 218 lekë/litër, ndërsa çmimi me shumicë nuk do të kalojë 206 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë standard SSH EN nuk do të kalojë 218 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë nuk do të jetë më shumë se 169 lekë/litër.
Çmimet e vendosura hyjnë në fuqi sot, në orën 10:30, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të rishikohen sipas nevojës.
Bordi tërheq vëmendjen e të gjithë operatorëve të shitjes me pakicë dhe shumicë për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve do të vendoset pezullimi i aktivitetit të operatorëve përgjegjës.







