Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. K., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili pas një konflikti, ka goditur me mjet prerës (thikë), një 34-vjeçari, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Pas ndihmës mjekësore në spital, 34 vjeçari u largua në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetases M. M., banuese në Durrës, pasi dyshohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit H. D., 40 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë një 15-vjeçar.







