Ballina Bota Fenomen i jashtëzakonshëm në Australi! Qielli i kuq, pamje apokaliptike pas ciklonit...

Fenomen i jashtëzakonshëm në Australi! Qielli i kuq, pamje apokaliptike pas ciklonit Narelle

91
0

Një fenomen i jashtëzakonshëm natyror ka mbuluar Australia, duke kthyer qiellin në të kuqe të dendur dhe duke transformuar ditën në një pamje thuajse apokaliptike.

Ngjarja ndodhi të premten, kur cikloni Narelle solli masa të mëdha pluhuri drejt Australisë Perëndimore, duke errësuar diellin dhe duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë. Ajri u mbush me grimca, ndërsa qytetet dhe fshatrat përreth u zhytën në një dritë të kuqërremtë që i dha peizazhit një atmosferë të pazakontë.

Pamjet e publikuara tregojnë një ambient që duket sikur ka dalë nga një film apokaliptik, me ngjyra intensive dhe një qiell që nuk i ngjan asnjë dite normale, duke lënë banorët dhe vizitorët të mahnitur dhe të habitur nga kjo dukuri mbresëlënëse.